Ballina Ballkani A është e mundur për vendet përfshirëse të përkujtojnë bashkë Luftërat e...

A është e mundur për vendet përfshirëse të përkujtojnë bashkë Luftërat e Ballkanit?

18
0

Ka kaluar më shumë se një shekull prej Luftërave të Ballkanit, që u zhvilluan gjatë viteve 1912-1913. Me këtë rast u zhvilluan aktivitete të ndryshme në Turqi dhe Ballkan.

Qëllimi i përbashkët i shumë prej këtyre aktiviteteve në fjalë, ishte dhënia e mesazheve të miqësisë dhe paqes për të ardhmen e rajonit. Pavarësisht kësaj, vendet e interesuara, e patën të vështirë të evokojnë së bashku Luftërat e Ballkanit dhe të shprehen për gjëra të përbashkët në lidhje me ato.

Kur bëhet fjalë për historinë e Ballkanit, në përgjithësi, intelektualët e këtij rajoni pajtohen në shumë pak gjëra dhe besojnë në realitete të ndryshme. Është e qartë se edhe historianët e Ballkanit nuk arrijnë të marrin një qëndrim të përbashkët rreth Luftërave të Ballkanit. Kur bëhet fjalë për arsyet, mund të themi se Luftërat e Ballkanit kanë kuptime të ndryshme për kombe të ndryshme.

Sipas disave këto luftëra kanë qenë lufta heroike dhe çlirimtare, për disa të tjerë ato shkaktuan copëtimin e vendit dhe humbje të territoreve dhe sipas të tjerëve ato kanë qenë mizori dhe spastrim etnik.

Për këtë arsye, Turqia dhe vendet e Ballkanit e patën të vështirë të përkujtojnë së bashku Luftërat e Ballkanit në periudhën 1912-1913. Pasi në disa aktivitete, preferohet që në vend të vetë Luftërave të Ballkanit, të flitet për 100-vjeçarin pas këtyre luftërave. Edhe aktivitetet, të cilat zhvillohen për të dhënë mesazhe paqeje dhe miqësie, mjaftojnë shkaktimin e shqetësimit për disa qarqe më nacionaliste.

Në përgjithësi kur organizohet ndonjë aktivitet në lidhje me Luftërat e Ballkanit të viteve 1912 dhe 1913 në ndonjë vend atëherë bëhen kritika se roli i atij vendi në këto luftëra tregohet si më pozitiv ndërsa i të tjerëve më negativ. Në anën tjetër rrethet nacionaliste në vendet e Ballkanit kërkojnë që ceremonitë e kremtimit të përvjetorit të këtyre luftërave të jenë më realiste. Si për shembull në mesin e serbëve ka të tillë të cilët kërkojnë që të theksohet fitorja e Serbisë në këto luftëra. Në mënyrë të ngjashme edhe në Turqi ka prej atyre që kërkojnë që Luftërat e Ballkanit të përkujtohen për nga mizoritë e bëra ndaj myslimanëve dhe turqve. Si përfundim edhe aktivitetet me qëllime të mira në lidhje me Luftërat e Ballkanit bëhen shkak i disa polemikave nacionaliste në rajon.

Problemet ekonomike në vendet e Ballkanit filluan të zënë vend ndër çështjet, që vënë më shumë në vështirësi qeveritë e rajonit.

Edhe pse palët e ndryshme kanë arsyetime të llojllojshme në lidhje me Luftërat e Ballkanit askush nuk mund ta mohojë realitet themelore si: ‘Vendet e Ballkanit në mënyrë të shpejtë arritën në marrëveshje në shpalljen e luftës kundër udhëheqjes osmane. Mirëpo nuk arritën në marrëveshje kur duhet ti japin fund luftës dhe kjo është arsyeja kryesore e shpërthimit të Luftës së Dytë të Ballkanit’. Me mendimin se pushtimi i më shumë territoreve është më i mirë, vendet e Ballkanit pothuajse ‘vrapuan’ drejt realizimit të ëndrrave të vendeve më të gjera të themeluara në periudhën mesjetare.

Një nga keqkuptimet kryesore të atyre të cilët arritën ti zgjerojnë territoret e tyre, ishte mendimi se territoret e pushtuara u takojnë kombit të tyre. Sepse në territoret e pushtuara me shekuj jetonin së bashku njerëzit me identitete të ndryshme etnike dhe fetare. Për shkak të neglizhimit të këtij realiteti në Ballkan deri në një të kaluar të afërt ka patur probleme të ndryshme. Kështu që kufijtë politik pas Luftërave të Ballkanit nuk përputheshin me kufijtë etnik. Një numër i madh i njerëzve që ishin më të shumtë në numër se sa banorët e atij vendi vazhdonin të qëndronin brenda kufijve të vendeve fqinje. Kjo gjendje u bë shkak që gjatë viteve të ardhshme në rajonin e Ballkanit të jetohen përleshje dhe luftëra të reja.

Në prag të luftërave të Ballkanit, kombet e këtij rajoni ishin në një udhëkryq. Ato ishin të detyruara për të marr vendime jetike për pavarësimin e tyre. Është e habitshme që edhe sot, pas më shumë se 100 vjetëve pas Luftërave të Ballkanit disa vende të këtij rajoni e shohin veten ende në atë udhëkryq kur duhen të jepen vendimet e rëndësishme. Më e keqja është që vendet e Ballkanit edhe pas një shekulli nuk thonë dhe nuk mund të mbajnë qëndrim të përbashkët mbi problemet ekzistuese. Për këtë arsye zhvillimet në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë të paraqesin një kërcënim për tronditjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Prandaj bashkëpunimi rajonal do të mund të jetë një rrugëdalje nga situata e tillë. Mirëpo duke e bërë këtë është e nevojshme që banorët e rajonit të fokusohen tek e ardhmja duke mos mbetur shumë robër të të kaluarës. Nga Dr. Erhan Turbedar

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here