A është e vërtetë se kush i mëson emrat e Allahut hyn në xhennet?

Mos i humb

Ai që mëson përmëndësh, emrat e Allahut, kupton domethënien e tyre dhe punon sipas domethënies së tyre merr shpërblim të madh. 

Ebu Hurejre ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet Allahu ka nëntëdhjet e nëntë emra njëqind pa një emër, të cilët janë të tillë që kush i mëson përmendësh, e kupton se çdo të thonë dhe punon sipas domethënies së tyre hyn në xhenet.” Transmeton Buhariu.

Ibnul Kajim ka thënë, se fjala “ihsa احصاء” që është përmendur në hadithin e Buharit: “Me të vërtet Allahu ka 99 emra të cilët kush u bën “ihsa احصاء” hyn në xhenet.”
Ka për qëllim tre kuptime:

1- Mësimi i këtyre emrave përmendësh. Siç ka ardhur në një transmetim tjetër: ” Kush i mëson ato përmendësh hyn në xhennet”.
2- Kuptimi i domethënieve të këtyre emrave.
3- Lutja e Allahut me këta emra dhe adhurimi i Tij, sipas domethënies së tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit