A po kërcënon Sanxhaku me shkëputje nga Serbia?

Mos i humb

Sulejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, ka thënë qytetarët e Sanxhakut qysh në vitin 1991 kanë mbajtur një referendum në të cilën kanë kërkuar një autonomi të plotë territoriale dhe politike me të drejtën e bashkimit me një prej republikave sovrane.

Ugljanin në këtë intervistë ka thënë se, pasi Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian dhe pas reformës së sistemit politik dhe të ndryshimeve kushtetuese të Serbisë statusi i Sanxhakut duhet të zgjidhet në përputhje me rezultatet e referendumit të qytetarëve.

“Qytetarët e Sanxhakut në referendumin e mbajtur nga 25 deri më 27 tetor 1991, u deklaruan për një autonomi të plotë territoriale dhe politike të Sanxhakut me të drejtën e bashkimit me një prej republikave sovrane. Në Konferencën e Paqes për ish-Jugosllavinë në Hagë u mor qëndrim që pakicat të cilat mbeten jashtë kufijve të republikave mëmë jugosllave duhet të fitojnë statusin special nën mbrojtjen e OKB-së. Në këtë drejtim, ne presim që në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të reformës së sistemit politik dhe të ndryshimeve kushtetuese të Serbisë statusi i Sanxhakut të zgjidhet në përputhje me rezultatet e referendumit të qytetarëve të Sanxhakut”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit