Afrika e Jugut zgjodhi presidentin e ri

Mos i humb

Parlamenti i Afrikës së Jugut ka zgjedhur Cyrih Ramaphosa-n për president të ri të vendit për të zëvendësuar 75-vjeçarin Jacob Zuma, i cili dha dorëheqje mbrëmë.

65-vjeçari Ramaphosa ishte zëvendësi i Zuma-s dhe lider i Partisë të Kongresit Afrikan (ANC), e cila është në pushtet.

“Unë deklaroj Matamela Cyrih Ramaphosa-n për president të zgjedhur në mënyrë të rregullt të Republikës së Afrikës së Jugut”, tha shefi i Drejtësisë, Mogoeng Mogoeng, pasi u zgjodh presidenti i ri pa kundërshtarë nga Asambleja Kombëtare e vendit.

Ligjvënësit e shumicës së ANC-së këndonin dhe vallëzonin në parlament, pasi kandidati i tyre për president të shtetit.

Ramaphosa është një ish-aktivist i luftës anti-aparteid dhe një nga biznesmenët më të pasur të Afrikës së Jugut.

Jackson Mutembu, kreu i grupit parlamentar të ANC-së, tha se partia e tij ndihet e nderuar për mbështetjen nga të gjitha partitë politike për zgjedhjen e pa kundërshtuar të Ramaphosa-s për president të ri.

Ramaphosa falënderoi parlamentin për zgjedhjen e tij dhe premtoi se do të punojë me të gjitha partitë politike në lartësimin e jetës së popullit të vendit.

“Unë do të përpiqem të punojë shumë për të mos zhgënjyer njerëzit e Afrikës së Jugut”, tha Ramaphosa në mes brohoritjeve me zë të lartë nga ligjvënësit.

Partitë e opozitës poashtu mirëpritën zgjedhjen e tij duke theksuar se ngritja e tij në pushtet ishte një vendim i përbashkët i të gjithë afrikanëve të jugut të ngopur nga “udhëheqja e korruptuar” e Zuma-s.

Zuma dha dorëheqje mbrëmë, pasi ANC-ja të martën njoftoi se kishte vendosur ta largonte nga detyra, por nuk dha ndonjë arsye.

Mandati i dytë i Zuma-s duhej të përfundonte në mes të vitit 2019. Qëndrimi i tij në detyrë ishte lëkundur nga disa akuza për korrupsion./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit