Afrin, bien dëshmorë dy ushtarë turq nga një mjet shpërthyes

Mos i humb

Të paktën dy ushtarë turq ranë dëshmorë në shpërthimin e djeshëm në qytetin veriperëndimor sirian të Afrinit, i cili së fundmi u pastrua nga terroristët e YPG/PKK-DEASH.

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane nga 20 janari filluan operacionin për të neutralizuar terroristët e YPG/PKK dhe DEASH në zonën kufitare siriane.

Në rajonin e çliruar të Afrinit në vijim është largimi i mjeteve shpërthyese dhe minave që kanë vendosur terroristët në vendbanimet dhe në qendrën e qytetit.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke sot në mëngjes njoftoi se gjatë aktiviteteve të djeshme në zbulimin e mjeteve shpërthyese, ka ndodhur një shpërthim ku jetën e kanë humbur dy ushtarë turq.

Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit