Agbal: Operacioni “Dega e Ullirit” nuk ka pasoja negative mbi ekonominë e Turqisë

Mos i humb

Ministri i Financave i Republikës së Turqisë, Naci Agbal, deklaroi se operacioni “Dega e Ullirit” në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë negativisht në ekonominë turke.

I ftuar në panelin editorial të AA-së në Ankara, Agbal tha se operacionin të cilin forcat turke e zbatojnë kundër terroristëve të PYD/PKK-së dhe DEASH-it në rajonin kufitar sirian Afrin në fund do të ketë efekte shumë pozitive për ekonominë turke.

“Arritjet e operacionit ushtarak “Dega e Ullirit” do të largojnë shumë rreziqe mbi ekonominë tonë”, tha Agbal. Duke treguar për ndikimin e paqëndrueshmërisë në Siri mbi ekonominë turke, ai tha se qëllimi i operacionit në Afrin është të neutralizohen terroristët dhe të eliminohen rreziqet e sigurisë dhe të ekonomisë.

“Tregu është i qetë dhe stabil gjatë operacionit që kryhet sipas planit. Kjo edhe pritej. Të gjitha zhvillimet në bursa dhe tregun financiar tregojnë stabilitetin ekonomik”, tha Agbal.

Operacioni “Dega e Ullirit”

Forcat turke dhe Ushtria e Lirë Siriane në ditën e pestë të operacionit “Dega e Ullirit” avancojnë drejt qendrës së Afrinit nga veriu, perëndimi dhe veriperëndimi, ndërsa deri tani janë çliruar së paku 16 pika.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia mbështetet edhe në nenin 51 të marrëveshjes së OKB-ve, konkretisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni bëhet me respektim të integritetit territorial të Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012 pa përleshje ia dorëzuan terroristëve të PYD/PKK-së kontrollin në Afrin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të organizatës terroriste. Terroristët e PYD/PKK momentalisht nën okupim mbajnë 65 për qind të kufirit siriano-turk, ndërsa në Afrin gjenden mes 8.000 dhe 10.000 terroristë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit