Agjencia daneze Ritzau prezanton gazetarët robotikë

Mos i humb

 

Agjencia daneze e lajmeve Ritzau dhe gazeta lokale kanë sajuar gazetarë-robotë sportivë që shkruajnë raporte me porosi pas çdo loje lokale.

Raportet rregullohen në mënyrë që njëri t’i drejtohet ekipit vendas dhe tjetri ekipit mik.

Ritzau njoftoi se shërbimi është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të agjencisë në gazetarinë robotike.

Agjencia ka nisur më parë një shërbim të financave robotike të quajtur Autoflash.

Menaxheri i zhvillimit, Kristoffer Gravgaard tha se agjencia pret reagime nga lexuesit.

“Sporti lokal është i rëndësishme, por është e pamundur për të mbuluar të gjitha ekipet. Prandaj, ne jemi të kënaqur me këtë robot dhe ne duam të shohim se si lexuesit tanë do e shijojnë këtë shërbim”, tha kryeredaktor Lars Jespersen në gazetë Nordjyske. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit