Ahmeti : Lutfi Haziri të mos mërzitet lidhur me fuqinë e Kosovës në dialog

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka bërë të qartë nënkryetarit të LDK-së Lutfi Hazirit që mos të mërzitet lidhur me fuqinë e Kosovës në dialog.

Pasi sic tha Ahmeti, Kosova ka një unitet i cili mund ta tregojë fuqinë e tij në dialog me Serbinë.

“Lutfiu u pa që është mërzit por i them që mos të mërzitet sepse Kosova do të mund ta ketë një vendim. Edhe presidenti edhe zoti Haradinaj dhe kryekuvendari Veseli tregojnë një nevojë të unitetit për vendin”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare lidhur me iden për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Sipas Ahmetit, Kosova duhet ta paguaj një çmim, i cili mbetet të shihet se cili është.

“Nga ajo që e ka propozuar presidenti Thaçi për korrigjimin kufijve si mbrojtje të territorit të Kosovës, nëse kishte qenë e lehtë do të ndodhte para 20 viteve. Nuk besoj se ka dikush në vend që i thotë jo ruajtjes së këtij territorit. Ajo çfarë kemi dëgjuar nga presidenti ka qenë korrigjim dhe lëvizja e disa komunave. Nëse dikush e propozon këtë ide do të duhej të na tregonte se më çfarë parimesh po propozohet kjo ide. E dimë se për territor mijëra njerëz kanë dhënë jetën. Kjo ide është prezantuar në mënyrë kontroverse askush në tavolina zyrtarisht nuk na e kanë thënë këtë ide. Na një çmim duhet me pagu por duhet të mendojmë se cili është çmimi”, ka thënë Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit