Apple prezanton iPhone 11, ja sa do kushtojnë smartphonet e rinj

Mos i humb

IKSHPK: Gripi në Kosovë me intensitet të lartë, mbi pesë mijë raste deri me tani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me...

Një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, pacienti shtrohet në spital, ministri: Brenda 2 orësh rezultati i analizave

KOSOVË Një pacient i dyshuar me koronavirus është shtruar në spital  Prishtinë të Kosovë. Rasti konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë Arben...

Meta: Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj

Ashtu siç ishte parashikuar, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një deklaratë shtypi për mediat, ku u shpreh se ministrja e...

Klos, banorët: Mos na e merrni ujin

Banorët e dy fshatrave të Njësisë Administrative Xibër të bashkisë Klos kanë protestuar,duke kundërshtuar shfrytëzimin e ujit në zonën e tyre në...

Gjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple” prezantoi smartfonin e tij të ri, “iPhone 11”, i pajisur me një kamera të dyfishtë (larzh dhe ultra larzh) dhe me një procesor të ri, gjatë takimit të tij të madh vjetor në selinë në Kupertino, Kaliforni.

“iPhone të rinj janë të mbushur me funksionalitete të reja dhe dizajni i tyre i ri është i jashtëzakonshëm”, u shpreh i entuziazmuar, Tim Cook, drejtori i përgjithshëm i kompanisë.

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelet e tij më të reja dhe më të avancuara të telefonave të mençur mobil.

iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë quajtur pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mobile të Apple.

Telefonat do të dalin në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 Pro (versioni me 64GB) do të kushtojë 999 dollarë, apo 904 euro, kurse iPhone 11 Pro Max (versioni me 64GB) do të kushtojë 1.099 dollarë, apo 995 euro.

Por, sa do të kushtojnë dy modelet e reja të iPhone në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1.149 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.249 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.022 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max për 1.299 franga apo 1.186 euro.

Në Angli, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1049 funte, apo 1.173 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.149 funte, apo 1.285 euro.

Në Itali, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.189 euro, kurse iPhone 11 Pro Max për 1.289 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 Pro do të jetë 1.159 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.259 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojnë iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalin në shitje.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...