Argjentinë, ende mister fati i nëndetëses së zhdukur

Mos i humb

Shtatë sinjalet e diktuara gjatë fundjavës nuk i përkisnin telefonit satelitor të nëndetëses së zhdukur.

Përpjekjet për të telefonuar ngjallën shpresën se 44 marinarët e “Ara San Juan” ishin ende gjallë, por autoritetet argjentinase thanë se sinjalet nuk i përkisnin mjeti lundrues. Megjithatë, Marina argjentinase njofton se nëndetësja, në komunikimin e fundit të saj kishte raportuar nga sipërfaqja për një defekt.

Nëndetësja u zhduk të mërkurën rreth 430 km larg brigjeve të Argjentinës dhe asnjë gjurmë e saj nuk është zbuluar.

Komapnia amerikane “Iridium” njoftoi se nëndetësja kishte një prej telefonave të saj satelitorë, por sinjalet e dërguara nuk i përkisnin atij telefoni, duke shuar shpresat se marinarët po përpiqeshin të kërkonin ndihmë.

Aktualisht, një operacion masiv kërkim-shpëtimi po zhvillohet në Atlantikun Jugor, ku u zhduk nëndetësja 5 ditë më parë. Disa shtete i janë bashkuar Marinës argjentinase në kërkime, ndërsa nga SHBA kanë mbërritur edhe pajisje speciale për kërkim nënujor.

“Ara San Juan” po kthehej nga një mision rutinë, kur marina humbi kontaktet me të. Mendohet se ajo mund të ketë pësuar ndonjë defekt elektrik, që ka dëmtuar aftësitë e komunikimit, por në një rast të tillë, rregullorja thotë se nëndetësja duhet të qëndrojë në sipërfaqe dhe ekipet e kërkimit nuk kanë gjetur ende asgjë gjurmë të saj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit