Armeni, tensione para raundit të dytë për zgjedhjen e kryeministrit

Mos i humb

Demonstratat të cilat filluan pas thirrjes së liderit të lëvizjes opozitare në Armeni, Nikol Pashinyan, pasiqë nuk arriti të zgjedhet për kryeminsitër, vazhdojnë duke u përhapur në të gjithë vendin.

Pas shtimit të protestave në vend të cilat vështirësuan jetesën në Jerevan, kryeministri i përkohshëm i Armenisë, Karen Karapetyan bëri një deklaratë me shkrim.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për zgjidhje të civilizuar dhe praktike për të kapërcyer krizën politike pa marrë parasysh se sa rëndë është”, ka thënë Karapetyan, duke u bërë thirrje të gjithë forcave politike në vend të ulen në tavolinën e negociatave me vullnet, stabilitet dhe fleksibilitet.

Ai shtoi se kryeministri mund të zgjedhet vetëm në Parlament me metoda kushtetuese.

Rritet intensiviteti i protestave

Ndërkohë, duke filluar me Jerevanin edhe në qytete të tjera të Armenisë vazhdojnë protestat. Parlamenti nuk mund të mblidhet për arsye se opozita ka vendosur të mos marrë pjesëmarrje në punime.

Për shkak të mbylljes së rrugave herkurudhore në mbarë vendin nuk mund të bëhen udhëtimet me tren brenda dhe jashtë vendit ndërsa nuk është dhënë informacion se kur mund të rinisin sërish shërbimet hekurudhore.

Demonstruesit vazhdojnë protestat e tyre në Sheshin e Republikës në kryeqytet me automjetet e tyre ndërsa të gjitha rrugët janë mbyllura për trafikun.

Poashtu shumë nxënës dhe studentë janë duke i mbështetur protestat.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryeministër më 8 maj

Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit të Armenisë, Ara Babloyan, tha se raundi i dytë i zgjedhjes së kryeministrit do të mbahet më 8 maj.

Në zgjedhjet për kryeministër në Parlamentin e Armenisë, lideri opozitar Pashinyan mori pjesë si kandidat i vetëm por nuk arriti të marrë votat e nevojshme për të marrë këtë detyrë. Pas kësaj ai u bëri thirrje përkrahësve të tij që të fillojnë grevë të përgjithshme dhe të mbyllin rrugët në çdo vend të shtetit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit