Ballina Shëndetësi Aronia- pema më e shëndetshme në botë: Mbron zemrën, ul rrezikun nga...

Aronia- pema më e shëndetshme në botë: Mbron zemrën, ul rrezikun nga kanceri, pengon diabetin, ruan rininë…

130
0
SHPËRNDAJE

 

Disa nga këto përparësi përfshijnë jashtëqitjen e rregullt dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zorrëve, uljen e kolesterinës, humbjen e peshën, si edhe zvogëlimin e rrezikut nga problemet që kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjak.

Kokrrat e vogla ngjyrë të errët të aronisë janë plot materie ushqyese dhe antioksidante, si vitamina C dhe antocianina dhe ofrojnë një sërë beneficionesh për ata të cilët dëshirojnë të përmirësojnë shëndetin nëpërmjet ushqimit të mirë.

Aronia është ilaç dhe vetëm para pak kohësh ka arritur popullaritetin në shoqërinë moderne, ndërkaq cilësitë shëruese të aronisë aktualisht po studiohen gjerësisht në laboratorët e gjithë botës, transmeton Telegrafi.

Aronia përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon enët e gjakut

Radikalet e lira janë shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme në trup, ndërkaq aronia mund të pengojë shfaqjen e atyre radikaleve me çka pengohen edhe sëmundjet siç janë diabeti dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare.

Frytat e pjekura të aronisë përmbajnë sasi të mëdha fenoli, të cilat dezinfektojnë qarkullimin e gjakut në trup, nxisin tajitje të plagëve, eliminojnë materiet helmuese nga trupi, zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë elasticitetin e enëve të gjakut dhe pengojnë mbylljen e tyre.

Pjesëmarrësit, në studim të cilët kanë konsumuar aroninë, në fund të hulumtimit kanë pasur rrezik të zvogëluar nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlim të shtypjes së gjakut, zvogëlim të nivelit të kolesterinës së keqe, si edhe shumë përparësi të tjera shëndetësore.

Aronia me të madhe ndihmon në mbajtjen e shtypjes normale të gjakut. Ajo pengon ngërçet në enët e gjakut dhe mban shtypjen e gjakut larg nga “zona e rrezikshme”. Lëngu apo çaji i aronisë u rekomandohet njerëzve të cilët kanë problem me shtypjen e gjakut.

Aronia është një ndër antioksidantët më të mirë

Kokrrat kanë përqendrim të madh antioksidantesh nga cilado pemë tjetër në botë. Besohet që antioksidantët mbrojnë nga sëmundje të shumta degjenerative, siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës, ndërkaq edhe ngadalësojnë procesin e plakjes.

Antioksidantët gjithashtu janë komponent kyç kundër rrudhave, sepse mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës suaj nga efektet e dëmshme të ndotësve të mjedisit, të tymit të duhanit, rrezeve UV të diellit dhe faktorëve të tjerë të cilët e shkaktojnë që trupi juaj të prodhojë radikale të lira.

Aronia dhe shëndeti i traktit urinar

Është e njohur që belushi është shumë i mirë kundër infeksioneve të sistemit urinar, mirëpo studimet tregojnë që kokrrat e aronisë janë pesë deri në dhjetë herë më efikase për shkak të dozës së madhe të thartirës kinine, për të cilën është konstatuar që pengon infeksionet e traktit urinar.

Studimet plotësuese laboratorike kanë treguar që aronia ka efekt në zvogëlimin e rritjes së mikroorganizmave për disa baktere, duke përfshirë edhe Eschericia coli.

Kundër kancerit

Konsumimi i kokrrave të kësaj peme është në përgjithësi ndër këshillat më të mira për njerëzit të cilët janë në kërkim të ushqimit i cili mund të zvogëlojë rrezikun nga zhvillimi i kancerit, ndërkaq aronia përfundimisht mund të jetë fitimtare kur është fjala për ushqimin i cili lufton kundër kancerit.

Mbron sytë tuaj

Këto kokrra ngjyrë të errët përmbajnë sasi të mëdha karoteni, i cili mbron qelizat nga dëmtimi dhe sytë nga formimi i kataraktit dhe inflamacioni i syrit (uveitis). Ato janë gijthashtu të pasura me flavonoidë si luteina dhe zeaksanthina.

Aronia është e shkëlqyeshme për metabolizëm

100 gramë kokrra të thata të aronisë japin 16,9 gramë fibra. Për dallim nga materiet e tjera makro-ushqyese (hidrokarburet, yndyrat dhe proteinat), trupi juaj nuk i tret fibrat. Në vend të kësaj, ato kalojnë relativisht të paprekura nëpërmjet traktit tretës, gjë që është arsye përse janë të lidhura me një sërë përparësish shëndetësore.

Disa nga këto përparësi përfshijnë edhe jashtëqitjen e rregullt dhe përgjithësisht përmirësimin e shëndetit të zorrëve, kolesterinën e ulët, humbjen e peshës (kur është në kombinim me aktivitetin fizik dhe ushqimin e shëndetshëm), si edhe zvogëlimin e rrezikut nga problemet që kanë të bëjnë me nivelin e sheqerit në gjak.

Është konstatuar që aronia gjithashtu ndihmon edhe në shërimin e problemeve të lukthit, duke përfshirë edhe të thatin dhe diarrenë. Duke konstatuar edhe një herë që është fryt jashtëzakonisht i vlefshëm, kokrrat e thata të aronisë janë treguar edhe si ilaç i shkëlqyeshëm për problemet e veshkave dhe të lukthit.

Parandalon dhe ndihmon me trajtimin e diabetit

Studime të shumta arritën në konkluzionin që konsumimi i këtij fruti nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak, madje e ul atë. Aronia është plot përfitime për njerëzit që duan të parandalojnë diabetin dhe duan ta mbajnë atë nën kontroll.

Aronia dhe dieta

Aronia ndihmon në rregullimin e peshës së trupit. Veç kësaj, ajo mund të pengojë trupin të shtresojë yndyrat përreth stomakut, problem me të cilin shumë njerëz rregullisht ballafaqohen.

Ky fryt gjithashtu mund të përmirësojë nivelin e kolesterinës dhe të lipideve, duke i ndihmuar trupit që të prodhojë kolesterinën e mirë.

Aronia ka pak kalori dhe yndyra, mirëpo përmban fibra dietale dhe është e pasur me materie ushqyese, transmeton Telegrafi.

Cilësitë antiinflamatore të aronisë (aronia si ilaç kundër ftohjes)

Nëse ushqimi juaj përfshin edhe konsumimin e rregullt të aronisë, mund të jeni të sigurt që ftohja dhe gripi juaj do t’ju anashkalojë. Ajo lufton kundër baktereve dhe viruseve dhe forcon sistemin e imunitetit. Nëse dëshironi të shëroni inflamacionet dhe infeksionet virusale, rekomandohet që të përdorni kokrrat e thata apo lëngun e aronisë, edhe pse mund t’ju ndihmojë edhe çaji.

Si mund ta konsumoni?

Ka shumë opsione në konsumimin e frutave të aronias. Mund të hahen edhe të gjalla, por shija shumë e hidhur zakonisht nuk preferohet nga njerëzit. Ato mund t’i bëni lëng, mund t’i përzieni edhe me fruta të tjera për shije më të mirë.

Mund t’i përdorni në drithëra, sallatë, kos, mund të bëni reçel apo xhelatinë me to, si dhe mund t’i përfshini në ëmbëlsirat tuaja (d.m.th. t’i gatuani ato). Me aronia mund të bëhet edhe verë. Në qoftë se thahen dhe shtypen, me to bëhet edhe çaj.

Vërejtje: Aronia nuk është e njohur si ushqim i zakonshëm alergjen dhe efektet anësore shfaqen vetëm në raste të rralla. Mirëpo, për shkak të kombinimit të fortë të bashkimeve kimike, trupi juaj mund të reagojë në të ndryshe nga të tjerët, prandaj rekomandohet të ndiqni reaksionet e trupit tuaj me rastin e konsumimit të parë të aronisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here