Basha i bashkohet protestës: Mos prisni padrejtësinë, te dera e shtëpisë

Mos i humb

Në një dalje për mediet, pak pas mesditës së kësaj të premteje, kryetari i Partisë Demokratike u ndal gjatë te çështja e prishjes së ndërtimeve te zona e “Unazës së madhe”, duke dhënë edhe një mesazh përkrahjeje, në formën e nxitjes së protestës.

“Sot në orën 17:00, banorët e Astirit do të jenë përsëri aty, në protestë. Unë do të jem bashkë me ta, me grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe çdo qytetar që duhej e do të ngrihet edhe sikur padrejtësia të kufizohej vetëm te këto 1.000 familje. Mos prisni që padrejtësia te dera e shtëpisë, sepse atëherë do të jetë shumë vonë”, deklaroi Basha në përfundim të deklaratës.

Basha e quajti projektin për Unazën e madhe si një megahajdutëri, një vepër barbare siç tha ai që bëhet vetëm për të mbushur xhepat e Ramës. Ai tha se mbi 1.000 familje kërcënohen me prishjen e 370 objekteve padrejtësisht, ndryshe nga ajo që konsideron kryeministri Rama dhe qeveria.

Por, deklaratat e kryeministrit, Basha i quajti propagandë mashtrimesh dhe gënjeshtrash, me shpresën se do t’ia hedhë. Sipas kreut të PD-së, leja e ndërtimit të këtij projekti është miratuar në kundërshtim me rregullat. Ndërkohë, tha se të gjithë këta banorë, kur kanë paguar faturat janë trajtuar si subjekte ligjore./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit