Pollo: Rama vijon të mbrojë Dakon. Opozita s’dorëzohet

Mos i humb

“Edi Rama vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, megjithëse është kapur si autor kryesor në krimin elektoral të Rilindjes, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo në vazhsdën e denoncimeve tashmë të përditshme që forca më e madhe opozitare në vend bën ndaj kryebashkiakut të Durrësit.

“Kanë kaluar 30 ditë që kur përgjimet zyrtare të prokurorisë ndaj bandës së Avdylajve, dëshmuan se Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit e shef politiko-elektoral i partisë rilindiste në pushtet për krahinat Durrës, Shijak e Krujë, është në pale kontraktore me këtë bandë: Avdylajt i mbledhin vota me para e kërcënime. Shefrilindisti lokal i shpërblen duke i mbrojtur nga policia, duke i dhënë tendera e leje ndërtimi dhe duke ja emëruar minibanditët me shkollë në drejtoritë e Durrësit, shprehet Pollo.

Sipas tij në një vend normal, kandidat për në BE kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen për t’i çelur rrugë hetimit të pandikuar.

“Në një vend normal, nuk po them anëtar i NATO-s e kandidat për në Bashkimin Europian, por thjesht në një vend normal, kryebashkiaku do të kishte dhënë dorëheqjen të nesërmen, për t’i çelur rrugë hetimit të pandikuar. Në një vend normal, nëse kjo nuk do të ndodhte, partia e tij do ta zhvishte nga funksionet partiake e do të procedonte me përjashtimin e tij. Në një vend normal, shefi i mazhorancës e qeverisë do e dënonte aktin e ofiqarin, e të paktën do insistonte në sqarim të plotë e hetim të thelluar”, tha Pollo.

Më tej ai ka deklaruar se opozita nuk ka ndërmend që të dorëzohet në detyrën e saj, për të përmbysur banditët.
“Është detyrë primare e opozitës por edhe e gjithë shoqërisë të mos rreshtim e të mos lëm gur pa përmbysur deri sa të jemi sërish vend normal ku banditët me e pa kravatë të mos rrinë në zyra e nëpër rrugë por aty ku e kanë vendin: në burg”, u shpreh Pollo./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit