Basha: Motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë para procesin e pashmangshëm të rotacionit politik

Mos i humb

Drogë, prostitucion e organizatë kriminale, OFL ndalet në Elbasan, u dorëzon formularin 5 të dënuarve

OFL është ndalur sot në Elbasan, një qytet i cili së fundmi është tronditur nga ngjarjet kriminale. Forca e Ligjit u kërkon 5 të dënuarve...

Lëvizje në kampin opozitar, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një mbledhje me aleatët opozitarë. Mbledhja do të zhvillohet në...

“Nuk mund të firmos letra të njëanshme”, Gjiknuri komenton kërkesën e opozitës për OSBE: Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet

Letër e njëanshme e retorikë politike,kështu e ka konsideruar përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR....

Covid 19 “futet” në shkolla e gjimnaze. Ja rastet në Vlorë, Gjirokastër e Bulqizë

Me nisjen e vitit të ri shkollor regjistrohen edhe rastet e para të infektimeve. Kështu në Gjirokastër, është regjistruar...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes në ditën e parë të punës të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave. Teksa publikon foto me anëtarët e këtij Komisioni, Basha shpreh vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

Basha thekson se PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike.

Ai shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike si dhe falënderon Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe Partinë Popullore Europiane – PPE, për mbështetjen dhe asistimin.

Kreu i PD deklaron se ‘motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik’.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

MESAZHI I BASHËS
Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik.
#ditëmëtëmira

Basha Fb
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vdes 54 vjecari sepse konsumonte çdo ditë karamele me mente dhe likuaricia

Një punëtor ndërtimi në shtetin amerikan të Massachusetts vdiq për shkak të një zakoni të pashembullt – ai hante çdo ditë karamele...

VV dhe LDK nuk e votojnë, dështon sërish projektligji për vlerat e UÇK-së

As sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Vlerat e UÇK-së. Projektligji në fjalë në Kuvendin...

Rëndohet bilanci, MSH: Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus, konfirmohen 124 raste të reja

Është rënduar sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë viktimë, kanë ndërruar jetë tre...

Fiq Të Thatë Me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore E Shëndetit

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë...

Shkarkimi i Prelës, reagon Salianji: Shpëtoi kriminelë e trafikantë, si duhej as dreqit. Po ju vjen dita!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela, ish-drejtuese e Krimeve të...