Basha: Nuk ndalemi deri sa të ikë Rama. Ja kur mblidhemi sërish

Mos i humb

Pas mbledhjes kokë me kokë me Berishën e Kryemadhin, Lulzim Basha bëri të ditur për të gjithë vendimin final për vazhdimësinë e protestës. Sipas tij, qytetarët dhe opozitarët nuk do të ndalen deri sa të largojnë Ramën. Basha njoftoi se do të ketë sërish protestë ditën e enjte në orën 10:00.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”,- tha Basha duke njoftuar kështu edhe fundin e protestës për sot.

Pas këtij njoftimi protestuesit filluan të shpërndahen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit