Pak minuta pasi kryeministri Rama në mocionin me debat për dekretin e presidentit, kërkoi shkarkimin e këtij të fundit dhe dha arsyet pse Meta s’duhet të rrinte më në atë zyrë, edhe kryedemokrati Basha doli në një konferencë me gazetarë, pikërisht ppër situatën ku ndodhet vendi.
Kreu i PD-së, tha se vendi po shkonte drejt një grushti shteti.
“Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias. Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë. Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017.”,- tha ai.