BE kundër hapit të Izraelit për vendosjen e dënimit me vdekje

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) reagoi ndaj hapit të Izraelit për të vendosur dënimin me vdekje.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e BE-së në Izrael, thuhet se “Dënimi me vdekje është kundër dinjitetit njerëzor, një praktikë çnjerëzore degraduese. Nuk ka asnjë parandalim të provuar. Shkakton vdekjet që janë të pakthyeshme nga gabimet gjyqësore”.

Projektligji që parashikon dënimin me vdekje për personat të cilët pretendohen se “kanë kryer krime terroriste” u miratua në votimin e parë të mbajtur në Parlamentin e Izraelit (Knesset) me 52 vota “pro”, dhe 49 “kundër”. Ndërsa në mënyrë që projekt-ligji të hyjë në fuqi, i njëjti duhet të miratohet edhe dy herë nga parlamenti.

Projekt-ligji në fjalë erdh në rend dite për palestinezin, i cili në muajin korrik vrau tre persona në vendbanimin e paligjshëm hebre që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pavarësisht se në projekt-ligj nuk përmenden me emër palestinezët, deklaratat e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Avigdor Lieberman autorit të projekt-ligjit bëhet e qartë se dënimi me vdekje vlen vetëm për palestinezët.

Në një deklaratë të mëparshme Lieberman i dha mbështetje projekt-ligjit duke thënë se “Gjaku i izraelitëve nuk është i lirë”.

Në gjykatat civile në Izrael nuk ka dënim me vdekje. Gjykatat ushtarake mund të japin këto ndëshkime në raste shumë të jashtëzakonshme.

Kjo kompetencë është përdorur vetëm një herë në historinë e Izraelit kundër një ish krimineli nazist në një rast të parë në vitin 1962./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit