BE ndihmë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor për COVID-19

Mos i humb

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do t’u jepet 38 milionë euro ndihmë urgjente shteteve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), (AA).

Komisioni Evropian, bëri të ditur se në Ballkanin Perëndimor do të jepen ndihma për të përmbushur nevojat urgjente, si maska, syza, përparëse, aspiratorë dhe mjete për laborator.

Në njoftim theksohet se BE-ja për të mbështetur sistemin publik shëndetësor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u ofrojë ndihmë urgjente financiare prej 4 milionë euro, Kosovës 5 milionë euro, Bosnjë Hercegovinës 7 milionë euro, Malit të Zi 3 milionë euro, dhe Serbisë 15 milionë euro.

BE-ja gjithashtu do të bëjë ndryshime në fondet e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) për të ndihmuar pakësimin e ndikimit socioekonomik të koronavirusit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë drejtim Shqipërisë do t’i mundësohet 46,7 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 62 milionë euro, Kosovës 63 milionë euro, Bosnjë Hercegovinës 73,5 milionë euro, Malit të Zi 50 milionë euro dhe Serbisë 78,4 milionë euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit