BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiçit për Millosheviçin

Mos i humb

Bashkimi Europian reagoi ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviçin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviçit dhe veprimet e tij.

“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”, tha Kocijançiç.

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë europiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Vuçiç ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit