Bllokohen fshatra të tëra, njerëzit kanë mbetur pa ushqim

Mos i humb

Zona malore e Maqedonisë po përballet me probleme të mëdha për shkak të reshjeve të dëborës.

Mbi një mijë banorë të fshatrave, Brezë, Malinë dhe Tanushë atje janë bllokuar nga bora.

Ata kanë pohuar për televizionin Alsat, se po u mbarojnë edhe ushqimi dhe se kanë njerëz të sëmurë të cilët nuk i dërgojnë dot në spital.

Banorët i kërkuan autoriteteve lokale të marrin masa për shpëtimin e tyre. Ndërkohë, nga pjesë të ndryshme të vendit bëhet thirrje të hidhet me shumë kripë në mënyrë që të mos mbërrihet deri tek bllokimi i rrugëve dhe që të mund të lëvizin lirisht.

Në Kosovë, pritet që temperaturat minimale të zbresin deri në -14 gradë Celsius. Ujësjellësi i Prishtinës lëshoi një paralajmërim për kujdes të shtuar me tubacionet e ujit, sepse mund të ngrijnë. Ngricat nuk kanë kursyer as Greqinë, ku disa familje emigrantesh shqiptare kanë kërkuar ndihmë sepse dëbora ka mbërritur trashësinë rreth një metër.

Pjesë të ndryshme të europës po përballen prej ditësh me një të ftohtë ekstrem. Të paktën shtatë persona vdiqën në Alpe gjatë fundjavës me borë, ndërsa skiatorët vazhdojnë të përballen me rrezik të lartë ortekësh në Austri, Gjermani dhe Itali.

Dy ortekë vranë dy skiatorë gjermanë në malet Vorarlberg të Austrisë. Një i tretë humbi jetën në qarkun Pongau, pranë Salsburgut. Një tjetër skiator vdiq në Bavari nga rënia e një druri pranë qytetit Bad Telc, ndërsa një ortek vrau një grua në malet Tajsenberg.

Dy alpinistë, ndërkaq, vdiqën në Alpet italiane, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë disa të zhdukur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit