Bozdag: Tanimë rajoni rrezikohet nga kriza, kaosi dhe konfliktet

Mos i humb

Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraelin për dhunën që ndodhi sot në kompleksin Al Aksa dhe Bregun Perëndimor pas vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, duke theksuar se rajoni tanimë rrezikohet nga kriza, kaosi dhe konfliktet.

“Vendimi i presidentit të SHBA-ve Trump për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem i dha fund procesit të paqes, i cili vazhdonte edhe përkundër faktit se ishte i brishtë. Me këtë vendim, qeveria e SHBA-ve ka mbjellur farën e çdo lloj të krizës, kaosit dhe të konfliktit. Tanimë rajoni rrezikohet nga kriza, kaosi dhe konfliktet”, është shprehur Bozdag në një deklaratë të postuar në rrjetin social Twitter.

Bozdag është shprehur se Jerusalemi, sikurse në të kaluarën, edhe sot është një qytet i bekuar i muslimanëve. Sipas tij, Jerusalemi deri në fundin e botës do të jetë qyteti i bekuar i muslimanëve.

Zv/kryeministri turk tha se vendimi i presidentit amerikan nuk do të ndryshojë asnjëherë cilësinë e Jerusalemit, si kryeqytet i Palestinës dhe qytet i bekuar i muslimanëve.

“Qeveria e SHBA-ve është përgjegjëse dhe autor i shkallës së parë të ngjarjeve të sotme dhe të krizës, kaosit dhe konflikteve dhe të gjitha ngjarjeve negative që do të ndodhin si rezultat i tyre. E dënojmë Izraelin për ato që ndodhën sot në Mesxhid-i Aksa dhe Bregun Perëndimor si dhe administratën Trump, të cilët e shkaktuan këtë. Ne e ftojmë Izraelin të veprojë me arsye të shëndoshë dhe t’i japë fund dhunës”, ka thënë Bozdag./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit