Britani, identifikohen viktimat vietnameze të gjetur në kamion

Mos i humb

Oliver Varhelyi: Palët politike në Shqipëri të arrijnë marrëveshje!

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për reformën Zgjedhore në Shqipëri. Përmes një mesazhi të...

Paketa bilionëshe e Ursula von der Leyen për krizën e COVID, ja si do të shpërndahen paratë

Të paktën 1000 miliardë euro do të mobilizojë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për rindërtimin pas krizës së Coronës....

Arrihet marrëveshja me Turqin, ky shtet njeh patentat shqiptare

TIRANË- Një tjetër shtet njeh lejet e drejtimit shqiptare. Bëhet fjalë për Turqinë, të cilët kanë vendosur që të...

Ish-deputeti venezuelas akuzohet me “narko-terrorizëm” në SHBA

Prokurori i Rajonit Federal në New York, pretendoi se El Zabayar, i cili ka qenë deputet në periudhën e ish-presidentit Hugo Chavez,...

Policia britanike njoftoi se të gjithë 39 viktimat e gjetur të vdekur në kamion në Essex muajin e kaluar janë identifikuar dhe familjet e tyre janë njoftuar.

Identifikimi i kufomave është një “hap i rëndësishëm në hetim dhe na mundëson të punojmë me kolegët tanë të Policisë Vietnameze për të mbështetur familjet e atyre viktimave”, tha zyrtarja policore Caroline Beasley-Murray në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se policia vazhdon hetimet me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe zyrtarë të sigurisë në Evropë.

39 viktimat u gjetën të vdekur në një kamion më 23 tetor në Essex të Anglisë juglindore.

Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, u mbajt në paraburgim pas paraqitjes së tij të parë në një gjykatë britanike.

Robinson, 25 vjeç, qytetar britanik nga Irlanda Veriore, u shfaq në seancën fillestare në gjykatën në Chelmsford përmes një video-lidhjeje.

Gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim deri më 25 nëntor, kur ai pritet të paraqitet në Old Bailey.

Robinson akuzohet për vrasje, komplot për trafikim me njerëz, komplot për të ndihmuar emigracionin e paligjshëm dhe larje të parave.

Ai u arrestua menjëherë pas zbulimit të kufomave në një rimorkio frigoriferike.

Autoritetet britanike fillimisht thanë se të gjitha viktimat ishin kinezë, por më vonë u zbulua se ata në fakt ishin me origjinë vietnameze.

Policia britanike arrestoi gjithsej katër persona, përfshirë Robinson, menjëherë pas zbulimit të rastit, por tre prej tyre u liruan me kusht.

Sipas autoriteteve lokale, kamioni ishte i regjistruar në Bullgari, por nuk ka qenë në këtë vend që nga viti 2017 dhe ishte i regjistruar nga një shtetas i Irlandës Veriore.

Një prokuror federal belg ka hapur gjithashtu një hetim për rastin.

Në vitin 2000, 58 migrantë kinezë u gjetën të vdekur në një kontejner kamioni në Dover të Anglisë, ndërsa një shofer holandez ishte burgosur për vrasje në vitin 2001.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Facebook do ta sjellë së shpejti CatchUp, aplikacionin e ri vetëm për thirrje

New Product Experimentation Team ka bërë të ditur se do ta sjellë së shpejti, një aplikacion të ngjashëm me Houseparty, por vetëm...

Tërshëre me çokollatë dhe banane

Po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për një kafjall pak më ndryshe, i cili njëherësh do t’ju ëmbëlsojë Përbërësit:

Hormoni i stresit bllokon të mbajturit mend

Hormoni, të cilin e prodhon organizmi i njeriut kur është nën ndikimin e stresit, ndikon në humbjen e të mbajturit mend, kanë...

Nga koha tek jeta e përtejme, 10 mitet enigmatike universale që vazhdojnë të na magjepsin

Të gjithë ne kemi një dëshirë të brendshme, që kërkon përgjigje për pyetjet më themelore që shtron sot njeriu. Nga kemi ardhur?...

Tani mund të fshini postimet e vjetra në Facebook pa fshirë llogarinë tuaj!

Facebook ka lëshuar një veçori të re për t’ju lejuar të shihni gjithçka që keni postuar në platformën më të madhe të...