Britani : Numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 u rrit me 338 në vend në 24 orët e fundit

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 36.042.

Sipas Ministrisë Shëndetësisë, numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 u rrit me 338 në vend në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani në Britani ka arritur në 250.908, pasi në 24 orët e kaluara janë diagnostikuar 2.615 persona.

Me 128.340 teste të reja, numri i testeve në Britani ka arritur në 3.090.566.

Ndërkohë, qeveria britanike njoftoi se ka arritur marrëveshje me kompaninë e ilaçeve Roche, për furnizimin e testeve të antitrupave.

Kryeministria njoftoi se testet të gjithëve do t’u sigurohet pa pagesë, ndërsa prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit