Britania e Madhe- Rriten rastet e reja, qeveria rivendos izolimin në Leicester

Mos i humb

Siç edhe ekzistonte frika, qeveria britanike ka qenë e detyruar të bëj hapa pas dhe të imponojë një bllokim të ri në Leicester, qyteti i parë në të cilin infeksionet nga koronavirusi kanë shënuar prej disa ditësh rritje, pas lirimit të disa masave të vendosura më parë në përpjekje për të frenuar pandeminë e Covid.

Duke filluar nga sot, të gjitha aktivitetet jo thelbësore do të rimbyllen.

Edhe shkollat që disa ditë më pare ishin rihapur pjesërisht, do të mbyllen përsëri.

Sipas autoriteteve, nëse numri i rasteve të reja Covid nuk ulet, disa masa edhe më të rrepta pritet të rivendosen

Në të gjithë botën, tani izolimet lokale duket se janë normaliteti i ri. 

Në Australi, shteti i Viktorias ka rikthyer izolimin për 10 zona rreth Melburnit pas një rritjeje të rasteve të Covid-19.

Edhe në Indi dhe në SHBA janë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja të koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit