Ballina Bota Britania vendos për largimin e 23 diplomatëve rusë

Britania vendos për largimin e 23 diplomatëve rusë

12
0
SHPËRNDAJE

Kryeministrja britanike, Theresa May, njoftoi se Britania ka marrë vendimin për deportimin e 23 diplomatëve rusë në vazhdën e tensioneve me Rusinë për shkak të “tentativës për vrasjen” e ish-agjentit të dyfishtë Sergey Skripal.

Britania kërkon seancë urgjente të KS-OKB-së për rastin Skripal
“Ata kanë një javë për t’u larguar nga Britania”, tha May në një deklaratë në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.

May deklaroi se Rusia është “fajtore” për incidentin që ndodhi në Salisbury të Anglisë më 4 mars.

Rusia humbi afatin deri të martën në mesnatë nga Londra për të shpjeguar se si në sulm është përdorur një lloj i caktuar i agjentit nervor ushtarak.

Sergey Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia, 33 vjeçe, u pranuan në një spital pasi u gjendën pa vetëdije në qytetin jugor të Anglisë, Salisbury.

“Skripal dhe vajza e tij u helmuan me një agjent nervor ushtarak të tipit të zhvilluar nga Rusia, veçanërisht nga grupi Novichok”, tha May të hënën.

Incidenti ka shkaktuar krahasime me vdekjen e ish-agjentit të KGB-së Aleksander Litvinenko në vitin 2006, pasi piu çaj me përbërës radioaktiv. Ish-truprojat e KGB-së të identifikuar si të dyshuar në vrasje kishin mohuar përfshirjen.

Skripal kishte fituar strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një shkëmbimi agjentësh në vitin 2010 midis SHBA-ve dhe Rusisë. Para shkëmbimit, ai po vuante 13 vjet burgim për përçim informacionesh inteligjencës britanike./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here