Brokoli mund të përdoret për trajtimin e kancerit

94
0

Shkencëtarët njoftuan që brokoli mund të përdoret në trajtimin e kancerit kolorektal (të zorrës së trashë).

Sipas lajmit të publikuar nga agjencia Yonhap, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, realizuan punime inxhinierike mbi probiotikët kundër kancerit të cilat gjenden në brokoli.

Në studimin në krye të së cilit qëndronte Chang Matthew Wook, u zbulua se probiotikët e trajtuar, ndaluan zhvillimin e kancerit dhe stimuluan tërheqjen e qelizave të kancerit kolorektal.

Gjatë punimit, në brendinë e probiotikut u vendos një molekulë e vogël organike e enzimës mirosina. U observua se në kushte laboratorike, kombinimi i këtyre probiotikëve me substanca parandaluese të kancerit si glykozinolatet, te minjtë dhe te njerëzit ndalon për 95 për qind shtimin e qelizave kancerogjene në zorrën e trashë, shkruan aa. Detajet e studimit u publikuan në revistën “Nature Biomedical Engineering”./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here