Ballina Trojet Shqiptare Bushati në Plavë e Guci, premton vëmendje të vazhdueshme

Bushati në Plavë e Guci, premton vëmendje të vazhdueshme

21
0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë vizitës që zhvilloi në zyrat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Plavë dhe Guci ka premtuar vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë, Shqipëria.

“I sigurova për vëmendjen e vazhdueshme të shtetit amë, si nxitës dhe garantues kryesor i të drejtave të tyre në Malin e Zi. Ne do të vijojmë mbështetjen e pakursyer të faktorit politik shqiptar”, theksoi ministri Bushati i cili po zhvillon një vizitë në komunat Plavë dhe Guci, në Malin e Zi.

Bushati theksoi se bashkë me kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj dhe Kryetarin e Komunës së Plavës Mirsad Bajraktareviç, ka vendosur piketat e bashkëpunimit ndërkufitar.

“Vendosëm gjithashtu piketat e bashkëpunimit ndërkufitar, përmes fondeve të BE-së në infrastrukturë, turizëm e mjedis. Bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë edhe më shumë trevat e banuara nga shqiptarët”, nënvizoi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Ministri Bushati e zhvilloi këtë vizitë për t’u takuar me shqiptarët e Malit të Zi për të uruar festat e Nëntorit./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here