Çështjet e pazgjidhura të EULEX-it mbingarkojnë Prokurorinë Speciale

Mos i humb

Pas përfundimit të mandatit të EULEX-it lëndët e papërfundurara do të kalojnë në Prokurorinë Speciale e cila për shkakë të numrit të madh të lëndëve ka nevojë të shtojë numrin e prokurorëve. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Drejtësisë Ableard Tahiri në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Ministri Tahiri gjithashtu bëri të ditur qështjet për të cilat u diskutua gjatë takimit me theks ndaj luftimit të dukurive negative tani që Kosova ka kodin e procedurës penale dhe në këtë plan edhe shtimin e numrit të prokurorëve.

“ Në këtë takim u diskutua për Prokurorinë Speciale e cila pas mandatit të EULEX-it për shkakë të numrit voluminoz të lëndëve që do të kalojnë në Prokurorin Speciale, rritet nevoja e shitimit të prokurorëve. U diskutuan edhe qështje të tjera me rëndësi si legjislacioni, kompetencat e pazgjidhura, kondin e procedurës penale etj… Shpresoj që që dy vitet e ardheshme do të tregohen rezultate ndaj çdo dukurie negative”, tha Abelardi.

Ndërsa Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit tha se këshilli prokurorial ka hapur konkurs të ri edhe për avansimin e prokurorëve të rinjë duke pasur parasysh nevojën për shtimin e prokurorëve.

“Në këtë takim ne diskutuam për kornizen ligjore dhe formimin e institucioneve gjyqesore pas kalimit të mandatit të EULEX-it  dhe për emërimin e prokurorëve  të rinj. Biseduam edhe për ndryshimet ligjore. Po ashtu këshilli prokurorial ka hapur konkursin edhe per avansime dhe prokuruve te rinj”, tha Lumezi. / Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit