Kurti takon disa liderë të rajonit në Mostar (Foto)

Mos i humb

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë një vizite në Bosnjë dhe Hercegovinë, është takuar me disa liderë të rajonit.

Siç ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një postimi në Facebook, ai ndër tjerash ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, atë të Greqisë, Aleksis Cipras, të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, si dhe të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

“Mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluam simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë. Aty ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i Greqisë, Aleksis Cipras, i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ambasadori i Greqisë në B&H, Georgios Iliopoulos etj. Nën organizimin e Qendrës për Paqe nga Mostari kjo ngjarje u pasua me biseda midis neve të ftuarve, gjatë darkës pranë lumit Neretva”, ka shkruar Kurti në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit