Çfarë duhet të bëni për të gjetur punë në Zvicër?

Mos i humb

Nëse keni punuar në Zvicër për të paktën një vit, e pastaj keni mbetur pa punë, atëherë mos u shqetësoni, sepse Zvicra ka një sistem të jashtëzakonshëm të përfitimit të papunësisë.

Shumica e njerëzve, përfshirë edhe të huajt me leje pune të vlefshme, kanë të drejtën e 80 për qind të pagës së tyre të fundit.

Ata që përfitojnë pagesë papunësie janë nën detyrime të caktuara, duke përfshirë takime të shpeshta me qendrën e punës dhe presionin për të aplikuar për punë.

Megjithatë, nuk është edhe kaq lehtë. Janë jo pak rregulla që duhet t’i ndiqni gjatë kohës që jeni i papunë në Zvicër.

Pikërisht për këtë temë shoqata “Parandalo” kishte organizuar një debat të dielën në Oerikon. “I/e i papunë – Ku? Çfarë? Si? dhe orientimi në profesion!” janë disa nga pyetje që kanë marrë përgjigje nga Hanni Bütler, këshilltare për profesion, studim dhe karrierë dhe Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore.

Zvicerania Bütler shpalosi ofertën e qendrës “Laufbahnzentrum” në Zürich. Ajo thotë se i këshillojnë të gjithë të interesuarit për t’i orientuar më shpejt në tregun e punës. Ofertat e tyre për profesion, studim dhe karrierë janë të dedikuara edhe për të huajt në Zvicër.

Bütler ka bërë të ditur se janë 41 mijë vende pune të lira për zanat. Gjithashtu ajo ka thënë se ndërmjetësojnë njohjen e diplomave të huaja në Zvicër.

Nga ana tjetër, Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore, ka kërkuar nga të pranishmit që të kenë kujdes në rregullat që duhet të ndiqen në kohë sa janë të papunë.

Përveç afateve ligjore për paraqitjen e tyre në qendrat e punësimit RAV, të papunët duhet të jenë aktivë duke kërkuar punë.

“Sigurimi i papunësisë është i obligueshëm dhe punëtorët paguajnë kontribute për të siguruar veten e tyre kur të mbeten pa punë”, thotë Ibrahimi, duke treguar se sigurimi i papunësisë daton nga viti 1984, ndërsa origjinën e kanë nga sindikatat, shkruan Albinfo.ch. Në Zvicër operojnë 30 arka të papunësisë. Të pranishmit kanë marrë përgjigje për të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë ndaj arkës së punësimit nëse sëmuren ose aksidentohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit