Çfarë morali i lartë është ky?!

Mos i humb

Junus ibn Abdul’eala ka qenë prej nxënësve të Imam Shafiut. Një herë ai debatoi me Imam Shafiun për një mesele, në të cilën e kundërshtonte.

Junusi u zemërua, u ngrit nga mexhlisi dhe e la Imam Shafiun e shkoi në shtëpi. Sapo ra nata dëgjoi të trokitej në derën e tij.

Junusi: Kush është në derë?

Ai që trokiste: Muhamed ibn Idris.

Junusi: Mendova për çdo njeri që e kishte emrin Muhamed ibn Idris, përveç Shafiun. E hapa derën dhe u befasova.

Imam Shafiu: O Junus, jemi bashkuar për qindra mesele dhe u ndamë për një mesele të vetme!! O Junus, mos u përpiq të triumfosh në çdo debat, sepse ndonjëherë “fitimi i zemrave” është më parësor se sa “fitimi i qëndrimeve”. O Junus, mos i shemb urat, të cilat i ke ndërtuar dhe i ke kaluar, sepse ndoshta një ditë do të kesh nevojë për ta. Urre gjithmonë “gabimin”, por mos urre “gabimtarin”. Urre me gjithë zemrën tënde “gjynahun”, por tolero dhe mëshiro “gjynahqarin”. O Junus, kritiko “thënien”, por respekto “thënësin”, sepse puna jonë është të zhdukim sëmundjen, e jo të sëmurin”.

AllahuT i qoftë falënderimi! Sa moral i lartë është ky!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit