Chicago, protestë kundër vendimit të komunës për akademi policore

Mos i humb

 

 

Përkundër protestës së qindra personave përpara sallës së votimit, ligji i cili parasheh formimin e akademisë policore në qytetin Chicago të SHBA-ve u miratua nga kuvendi komunal.

Në Kuvendin Komunal të Chicagos u miratua draft ligji i kryetarit të Kuvendit Rahm Emanuel, i cili parasheh që në qytet të formohet një “akademi policore” me një kosto prej 95 milionë dollarësh, temë e cila për ditë të tëra është në rend dite të këtij qyteti.

Njëkohësisht me votimin, qindra persona të cilët u mblodhën në sallë brenda Komunës së Chicagos, protestuan kundër kryetarin të komunës Emanuel dhe politikat e tij.

Protestuesit brohoritën slogane si “Nuk duam akademi policore, 95 milionë dollarë të përdoren për të mirën e qytetarëve”, “Kryetari Rahm Emanuel duhet të shkojë”, “Duam drejtësi, duam menjëherë”.

Policia nuk ndërhyri ndaj protestuesve por mori masa sigurie. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Duam grante për shkolla e jo për policë”, “Kemi nevojë për njerëzimin, e jo për akademinë”, “Duam shkolla për fëmijë, jo për policë”.

Protestuesit, shumica e të cilëve ishin të rinj, kanë ngritur padi ndaj projektligjit në mënyrë që ta shtyjnë votimin, por projektligji u miratua në kuvendin komunal me 39 vota pro, 2 kundër dhe 9 abstenim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit