Delegacioni i SHBA-ve vazhdon bisedimet në Ankara për tërheqjen nga Siria

Mos i humb

Grupi i punës i formuar mes SHBA-ve dhe Turqisë me qëllim për të koordinuar procesin e tërheqjes amerikane nga Siria vazhdon takimet në Ankara.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet turke, grupi i punës u mblodh dje për herë të dytë në Ankara, i cili mbledhjen e parë e zhvilloi në SHBA më 6 shkurt dhe të cilin ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu e njoftoi pas vizitës së tij në SHBA në fillim të muajit.

Vazhdon edhe në ditën e dytë takimi ku po vlerësohen planet e SHBA-ve për tërheqjen e trupave të saj nga rajoni i Munbixhit në perëndim të territoreve në lindje të Eufratit.

Në mesin e pikave të axhendës së takimit janë edhe detajet për zonën e sigurisë që do të formohet si dhe mënyrën se si do të mblidhen armët e dhëna organizatës terroriste YPG/PKK.

Në rast të tërheqjes së SHBA-ve, Turqia e cila nuk dëshiron që bazat t’u kalojnë terroristëve, kërkon shkatërrimin e këtyre bazave ose t’i dorëzohen ushtrisë turke.

Në bisedat mes Ankarasë dhe Washingtonit, delegacioni turk u ka thënë bashkëbiseduesve amerikanë se në rastin e tërheqjes së forcave amerikane pa arritur një qasje të përbashkët në kuadër të ndjeshmërisë për sigurinë e Ankarasë ajo rezervon të drejtën legjitime për vetëmbrojtje.

Që kur SHBA-ja ja morin vendimin për tërheqje e deri më tani Turqia ka tërhequr vëmendjen në boshllëqet e forcave që ky proces mund të shkaktojë në terren. Në rast se SHBA-të tërhiqen pa një marrëveshje me Turqinë, në territorin nga ku do të tërhiqet ekziston edhe mundësia që të hyjnë forcat e regjimit të Asadit, Iranit, madje edhe të policisë ushtarake të Rusisë.

Planet e Turqisë në lidhje me pjesën verilindore të Sirisë parashikohen të jenë në mënyrë që YPG/PKK-ja të tërhiqet në jug të paktën 30-40 kilometra nga kufiri dhe marrjen e masave ushtarake në mënyrë që ajo të mos kthehet më këtu.

Në lidhje me udhërrëfyesin për Munbixhin, është duke u zhvilluar një proces i përbashkët hetimi me qëllim për ristrukturimin e këshillave civile dhe ushtarake në zonë. Turqia dëshiron që të përfundojnë sa më shpejtë shkëmbimi i informacioneve dhe pikëpamjeve në lidhje me emrat. Turqia kundërshton që pjesëtarët e YPG/PKK-së dhe emrat nën drejtimin e tyre të marrin pjesë në njësitë e qeverisjes së zonës.

Pentagoni rreth procesit të tërheqjes në një deklaratë me 23 shkurt njoftoi se do të lë disa qindra ushtarë amerikanë si pjesë e forcave ndërkombëtare në verilindje dhe në jug të Sirisë ndërsa ka pretenduar se në “zonën e sigurisë” nuk do të hynin elementet e Turqisë dhe Forcave Demokratike të Sirisë (FDS). Në lidhje me çështjen e kalendarit të tërheqjes komandanti i Forcave Qendrore të SHBA-ve (CENTCOM) gjenerali Joseph Votel në një deklaratë më 11 shkurt, ka thënë se tërheqja do të fillonte brenda disa javësh si dhe kishte dhënë sinjalin se hapat e para të procesit do të hidheshin jo më vonë se mesi i muajit mars.

Sipas informacioneve të marra, zyrtarët amerikanë në bisedimet e fundit me kolegët turq kanë theksuar se procesi i tërheqjes do të mund të përfundojë deri në fillim të verës, por se kalendari i tërheqjes mund të ndryshojë në varësi të kushteve në terren.

SHBA-të aktualisht kanë më shumë se 2.000 trupa në Siri.

Grupi i punës u krijua në muajin shkurt të vitit 2018 mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe operon si nën-njësi e grupit të punës për Sirinë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet pjesëmarrëse në takim, mësohet se mbledhja e grupit të punës do të përfundojë brenda ditës. Gjithashtu mësohet se pas takimit të dyja palët nuk do të japin deklaratë dhe se do të vazhdojnë kontaktet e grupit të punës në ditët e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit