Dënim të përjetshëm britanikut që shtypi njerëzit para parlamentit

Mos i humb

Një burrë i cili me makinën e tij shtypi disa njerëz para Parlamentit të Britanisë së Madhe në përpjekje “për të vrarë sa më shumë njerëz” është dënuar me burg të përjetshëm për vrasje në tentativë.

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Qendrore Penale në Londër, gjykatësja Maura McGowan tha se Salih Khater duhet të vuajë denimin në minimum prej 15 vitesh për krimin e gushtit të vitit 2018, ku la të plagosur tre persona.

Khater u dënua në korrik për vozitjen e makinës së tij drejt një turme të njerëzve para Parlamentit përpara se ai të përplaset me pengesën e sigurisë së ngritur nga policia.

Gjykatësi tha se 30-vjeçari Khater “pa dyshim kishte për qëllim të vriste sa më shumë njerëz që është e mundur dhe kështu të ndihmonte në përhapjen e frikës dhe terrorit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit