Deputetët e PS: Vendimi i Holandës, skenar i partive ekstremiste

48
0

Për ligjvënësit socialistë vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, është pjesë e një skenari të partive të caktuara ekstremiste dhe skeptike ndaj zgjerimit. Sipas tyre argumentat ku u mbështet vendimi nuk qendrojnë.

Ish-ministri i jashtëm Dimtir Bushati, zgjodhi të mos komentojë për këtë temë.

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, duke iu kundërvënë vendimit për rivendosjen e vizave me argumentin e rritjes së kriminalitetit dhe azilkërkuesve shqiptarë në Holandë, risolli qëndrimet e qeverisë së Amsterdamit, që ka vlerësuar trendin në ulje të këtyre fenomeneve.

Një ditë më parë, Ministria e Jashtme sqaroi se votimi në parlamentin hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian nisjen e procedurës për pezullimin përkohëshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here