Deputeti Tahiri “emëron” ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Mos i humb

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se ministri i ri i Punëve të Brendshme do të jetë Ekrem Mustafa.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku tha se Mustafa u emërua në këtë pozitë pas kërkesës së tij në AKR dhe Qeverinë e Kosovës.

“Ferizaj, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër. Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit, u vendos që Ferizaj të bëhet me ministër. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Tahiri.

LEXOJENI EDHE KËTË
Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, AKR njoftoi se ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, do të shkarkohet nga kjo pozitë, ndërsa si arsye thanë se është mungesa e performancës së tij.

E ishte deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ai që muaj më parë kishte kërkuar që të emërohet një ambasador ose një ministër nga Ferizaj.

Postimi i plotë i Tahirit:

Ferizaji ynë dhe i Kosovës urime për ministrinë e juaj të cilën ju qytetarë e keni merituar gjithmonë dhe sot e keni

Ajo që nuk u realizua për 19 vite u realizua për më pak se 11 muaj, urime qyteti ynë i dashur Ferizaj!

Ferizaj, ti vlen shumë, më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë! Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos që Ferizaj të BËHET me MINISTËR. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve!

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit