Djegia e mandateve,Panariti: Opozita s’kërkon ndërrim pushtetesh

Mos i humb

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka komentuar situatën politike në vend pas djegieve të mandateve. Panariti, tha se përkundrejt pretendimeve të mazhorancës, opozita nuk kërkon pushtetin në tavolinë, por kërkon  një proces zgjedhor të pacënueshëm dhe të pablerë.

“Zgjidhja duhet të jetë e shpejtë. Kjo nuk është ndërrim pushteti, siç mundohet ta karakterizojë mazhoranca. Edhe shtyrja e zgjedhjeve lokale. Këto janë modaliteti të cilat do të disktojnë palët në tavolinë, do të garantojë një proces zgjedhor të pacënueshëm dhe të pablerë.

Këto kërkon opozita në hap të parë. Kjo kërkon edhe detaje të tjera. Duhet një qeveri e palëve e mirëbesimit që kërkon t’i japë zgjidhje.

Nuk është opozita aq e papërgjeshme që të kërkojë zgjedhje në tavolinë.”- u shpreh Panariti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit