DnV: Të ketë transparencë gjatë numërimit të votave me kusht

Mos i humb

Koalicioni i organizatave “Demokracia në Veprim”, ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme si të rregullta dhe me standarde ndërkombëtare, derisa i ka kërkuar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, që të jetë transparente gjatë numërimit të votave me kusht, votave me postë dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Albert Krasniqi nga DnV në një konferencë për media tha se zgjedhjet kanë qenë të qeta, të rregullta dhe i kanë përmbushur standardet ndërkombëtare.

Ai ka deklaruar se do të vazhdojnë monitorimin e votave me kusht, votave jashtë vendit dhe ato të personave me nevoja të veçanta, por në të njëjtën kohë i ka kërkuar QNR-së që të jetë transparente në mënyrë që ky proces të shkojë në mënyrë sa më të mirë të mundshme.

Krasniqi edhe një herë ka paraqitur të gjeturat me të cilat është shoqëruar procesi i votimit, duke numëruar disa parregullsi. kp

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit