Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Azaz të Sirisë

Mos i humb

Dy sulme me bomba në Akhtarin të Azazit në veri të Sirisë, lanë të plagosur dy persona.

Mjetet shpërthyese ishin vendosur në makinën e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe në makinën private të kryetarit të Kuvendit lokal, ndërkaq u aktivizuan njëra pas tjetrës.

Në shpërthimin e parë u plagos një civil, kurse në shpërthimin e dytë u plagos kryetari i Kuvendit lokal, Khaled Deebo.

Forcat e sigurisë janë duke shqyrtuar mundësinë që pas sulmit qëndron organizata terroriste YPG/PKK.

Pjesëtarët e YPG/PKK-së shpesh kryejnë sulme ndaj civilëve në Azaz, Al-Bab, Jarabulus dhe Afrin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit