EBA muaj më parë i dërgoi Izraelit ndihma për COVID-19

Mos i humb

Pas një njoftimi më herët gjatë ditës nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu se të dy vendet do të bashkëpunojnë në luftën kundër COVID-19, e përditshmja “Yediot Aharonot” raportoi se një avion i EBA-së që transportonte kutitë e testimit zbarkoi në Tel Aviv më 26 mars.

Ai tha se avionët nga Abu Dhabi do të ateronin drejtpërdrejt në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv.

EBA-të nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Izraelin, pavarësisht raporteve të shumta të kontakteve të paspecifikuara midis dy vendeve.

Megjithatë, në tetor 2018, autoritetet e EBA-së u dhanë leje sportistëve izraelitë të marrin pjesë në turneun e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos në Abu Dhabi.

Në gusht të vitit 2019, gazeta izraelite “Haaretz” raportoi se EBA-të kishin arritur një marrëveshje me vlerë gati 3 miliardë dollarë me Izraelin për të furnizuar me pajisje të avancuara të inteligjencës për shtetin e Gjirit, përfshirë dy avionë spiunë.

Në qershor, ministri i Shtetit të EBA-së për Punë të Jashtme, Anwar Gargash shkroi në Twitter se “deklarimet e vazhdueshme izraelite për aneksimin e tokave palestineze duhet të ndalen”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit