Edhe Britania i mohon vizën Haradinajt?

Mos i humb

Mediet ne Kosovë thonë se as Ambasada Britanike nuk e ka pajisur deri tani me vizë kryeministrin Ramush Haradinaj, çka vë në pikëpyetje sipas tyre, pjesëmarrjen e kreut të ekzekutivit në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, që organizohet në fund të shkurtit në Londër.

Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke mos i lejuar atij udhëtimin drejt shtetit të Ioëa-s. Masa të tilla po vihen re pas nxitjes që si Haradinaj, ashtu edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi, i kanë bërë iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht se ngritja e saj është realizuar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zyra e Haradinajt refuzon prej tre ditësh t’i japë gazetarëve të interesuar, informacione mbi aplikimin e tij për vizë britanike. Më herët, misioni diplomatik i Francës në Prishtinë nuk e hodhi poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mosdhënie të vizave, nëse vazhdojnë ta përkrahin ligjin e speciales.

Sipas zyrtarëve të saj, as që duhet menduar se një shkelje e tillë serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë, do të kalojë pa pasoja. Por edhe pse përmendet mundësia e sanksioneve, në përgjigjen e Ambasadës thuhet se sërish ajo ndan bindjen që arsyeja në fund do të triumfojë, pasi kjo është në interes të vendit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit