Egjipt, gjendet varri 4 mijë vjeçar i faraonit

Mos i humb

Në provincën El-Uksur të Egjiptit është gjetur varri 4.000 vjeçar i një faraoni.

Në njoftimin nga Ministria e Antikiteteve, thuhet se në anën perëndimore të Lumit Nil është gjetur varr 4.000 vjeçar i një faraoni.

Theksohet se varri është i klerikut Thaw Rakht If përgjegjës për mumifikim në tempullin e Mut, bashkëshortes së Amonit.

Në muret e varrit ishin të shkruara disa emra nga familja, ndërsa brenda saj janë gjendur 2 arkivolë dhe 2 skulpturë druri.

Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur se në zbulimin arkeologjik është gjetur edhe një mumie e quajtur “Huri”, që ka qenë në detyrë si zëvendës i Tempullit Amon./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit