Erdogan: Hedhja e gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu është moment historik

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore.

“Me funksionalizimin e reaktorit të parë të Centralit Bërthamor Akkuyu në vitin 2023, Turqia do të hyjë në mesin e vendeve që përdorin energji bërthamore. Në këtë mënyrë, 100-vjetorin e themelimit të republikës sonë do ta kurorëzojmë me një vepër historike në fushën e energjisë”, tha Erdogan në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të mbajtur përmes një video konference në Ankara, i shoqëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Erdogan u shpreh se hedhja e gurthemelit të Centralit Bërthamor Akkuyu është moment historik për zhvillimin e Turqisë dhe bashkëpunimin energjetik me Rusinë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit