Erdogan: Samiti në Egjipt tregoi “mungesën e sinqeritetit” të BE-së

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se liderët evropianë që ndoqën samitin arabo-europian në Egjipt, menjëherë pas ekzekutimit masiv të të rinjve nga autoritetet egjiptiane, tregojnë “mungesë sinqeriteti”.

“Si mund të flisni për demokracinë në vendet anëtare të BE-së pasi pranuat ftesën e el-Sisit, i cili javën e kaluar ekzekutoi 9 të rinj”, tha presidenti Erdogan, gjatë një tubimi në kuadër të fushatës në provincën Giresun të Detit të Zi.

Presidenti turk tha se BE-ja kundërshton dhe ndalon dënimin me vdekje në vendet e bllokut, por pranoi ftesën e presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi edhe pse që nga koha kur erdhi në pushtet ai ka ekzekutuar 42 persona.

“Ne nuk është e sinqertë”, u shpreh Erdogan, duke shtuar se kjo e vërtetë tregohet në marrëdhëniet e saj me Turqinë dhe po ashtu me pjesëmarrjen e saj në samitin në Egjipt.

“Çfarëdo që bëjnë, ata do të kujtohen në histori për veprat e tyre”, theksoi presidenti Erdogan.

Samiti dy-ditor midis BE-së dhe Ligës Arabe, që u mbajt dy ditët e kaluara në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh, u ndoq nga zyrtarë të shumtë evropianë, pavarësisht ekzekutimit të 9 të rinjve nga autoritetet egjiptiane nën dyshimin për vrasjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit, Hisham Barakat.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” tha se 9 të rinjtë u dënuan për akuza terrorizmi pas “gjykimit jashtëzakonisht të padrejtë” të shkaktuar nga tortura të pretenduara.

Dënimet u zbatuan përkundër thirrjeve nga grupe të shumta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për pezullimin e ekzekutimeve.

Më herët këtë muaj, autoritetet egjiptiane po ashtu ekzekutuan 6 të tjerë në dy raste të ndara për vrasjen e djalit të një gjyqtari dhe oficeri të lartë të policisë.

Egjipti ka mbetur i rrethuar nga dhuna dhe trazirat pasi në një grusht shteti në vitin 2013 ushtria rrëzoi nga pushteti Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë të lirë në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit