Erdogan shpalos Planin e Dytë Aksional 100-ditor

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot në Ankara shpalosi Planin e Dytë Aksional 100-ditor të kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij në eveniment, Erdogan tha se nga 400 projekte në planin e parë të shpalosur në muajin gusht, qeveria tashmë i ka përfunduar 340.

“Do të sigurohemi që në Planin e Dytë Aksional 100-ditor të kompletohen 454 projekte me vlerë rreth 24 miliardë lira (4,5 miliardë dollarë)”, tha presidenti turk.

“Përkundër problemeve të shumta që kemi përjetuar, kemi arritur në një performancë jashtëzakonisht të lartë prej 97 për qind në realizimin e Planit të Parë Aksional”, shtoi Erdogan.

Në mesin e projekteve të parapara, presidenti përmendi edhe seksionin e projektit të gazit natyror Rrjedha Turke në territorin e Turqisë, për të cilin ai tha se do të përfundojë në fund të vitit 2019.

Në muajin nëntor, Turqia dhe Rusia inauguruan seksionin detar të projektit, i cili do të furnizojë me gaz natyror Turqinë, ndërsa një pjesë tjetër pritet të transferohet edhe drejt vendeve europiane.

– Iniciativa të reja kundër strukturimeve të FETO-s jashtë vendit

Erdogan po ashtu paralajmëroi iniciativa të reja kundër strukturimeve të organizatës terroriste FETO jashtë Turqisë, veçanërisht ndaj aktiviteteve financiare të kësaj organizate.

Duke folur për forcimin e stabilitetit financiar të vendit të tij si synim i planit që shpalosi, presidenti Erdogan paralajmëroi formimin e Komitetit të Stabilitetit Financiar dhe Zhvillimit për këtë qëllim, si dhe për zhvillimin e sektorit të financave.

Ai gjithashtu njoftoi krijimin e Fondit Zhvillimor të Turqisë për inkurajimin e investimeve kapitale private dhe gjenerimin e fondeve alternative për investime të teknologjisë së lartë.

Më tej, Erdogan paralajmëroi masa të reja në një rrip prej 35 kilometrash në kufirin me Iranin.

“Në fazën e dytë të programit tonë aksional, do të funksionalizojmë sistem ndriçimi, sistem kamerash për përcjellje dhe sensorë të sigurisë në vijën kufitare 35 kilometra Iran-Ağrı-Iğdır”, tha Erdogan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit