Erdoğan: Turqia do t’i mbrojë deri në fund të drejtat e saj në Mesdheun Lindor

Mos i humb

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përsëriti vendosmërinë e Turqisë për të mbrojtur të drejtat e saj në Mesdheun Lindor (AA).

Në një adresim para një numri të madh qytetarësh në rrethin Yusufeli në provincën verilindore Artvin, Erdoğan kritikoi kundërshtimin e shteteve perëndimore ndaj hapave të Turqisë në rajon.

“Ne do të mbrojmë të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor deri në fund, pavarësisht kërcënimeve perëndimore”, theksoi presidenti turk.

Turqia ka kundërshtuar vazhdimisht shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë.

Që nga pranvera e këtij viti, Ankaraja ka dërguar dy anije sondimi në Mesdheun Lindor, Fatih dhe Yavuz, duke riafirmuar të drejtën e Turqisë dhe Qirpos Veriore për burimet e rajonit.

Anija e parë sizmike e Turqisë, Barbaros Hayrettin Pasha, e blerë nga Norvegjia në vitin 2013, po kryen eksplorime në Mesdhe që prej prillit të vitit 2017.

Athina dhe grekët qipriotë kanë kundërshtuar këtë veprim, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhet e anijeve dhe duke kërkuar nga udhëheqësit e BE t’i mbështesin kritikat e tyre.

Në vitin 1974, pas një grushti shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja u detyrua të ndërhynte si një fuqi garantuese dhe në vitin 1983 u themelua Republike Turke e Qipros Veriore.

Në dekadat që nga ajo kohë janë ndërmarrë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por të gjitha kanë përfunduar pa sukses. E fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit