FAO: Çmimet e produkteve ushqimore pa lëkundje të mëdha në prill

Mos i humb

Çmimet e ushqimit në nivel global kanë mbetur kryesisht të pandryshuara në muajin prill krahasuar me muajin paraprak, thuhet në raportin më të ri të publikuar nga organi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimi dhe Bujqësi (FAO).

“Indeksi i çmimeve të ushqimit në muajin prill, ka qenë kryesisht 173.5 pikë, që është një rritje e vogël nga indeksi i marsit prej 172.8 pikë”, thuhet në kumtesën e FAO-s.

Në njoftim thuhet më tej se indeksi i prillit ka qenë për 2.7 për qind më i lartë nga ai i vitit të kaluar në të njëjtën periudhë.

“Çmimi i drithërave dhe produkteve të qumështit, vazhduan me një trend të rritjes, ndërsa çmimi i sheqerit shënoi rënie”, thuhet më tej.

Projeksioni për tregun global të drithërave

FAO thekson se perspektivat e hershme për tregjet globale të drithërave gjatë periudhës 2018-2019 janë të favorshme, pavarësisht nga rënia që parashikohet për rezervat dhe prodhimin e drithërave në nivel global./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit