Foggo në Kosovë: Anëtarësimi në NATO është proces politik

Mos i humb

BE: Gjenocidi i Srebrenicës vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur në zemër të Evropës

Varhelyi, mbajti një fjalim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) me rastin e përvjetorit të 25-të të Gjenocidit...

Spak rrëzon akuzën për grupin të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim...

Italia mund të zgjasë deri në 31 dhjetor Gjendjen e Jashtëzakonshme Shëndetësore

Duket se hija e Covid në Itali do të shtrihet deri në fund të vitit. Kryeministri Giuseppe Conte ka...

Në arrati për 15 vite pas vrasjes së kunatit, ekstradohet në Shqipëri i shumëkërkuari.

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Dritan Karaj, 39 vjeç, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i dënuar me 19 vjet burg, për...

Anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike, NATO, sipas përfaqësueseve të institucioneve mbetet një nga synimet kryesore të Kosovës.

Ndërsa vendi po përgatitet për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, institucionet vendore po i shtojnë angazhimet që Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në fazën e transformimit në ushtri, të ngritet në kapacitete dhe standarde që do të jenë në përputhje dhe ndërveprim të plotë me NATO-n.

Admirali James Foggo, komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli i pranishëm në një ceremoni të KFOR-it, gjatë një konference për media të martën, i pyetur nga gazetarët se kur Kosova mund të jetë anëtare e NATO-s, tha se këtë e përcakton politika.

“Kur ka një kërkesë për anëtarësim, nga një shtet, nga një shtet aleat, apo nga një aleat i ardhshëm si Maqedonia e Veriut, ai është një proces politik dhe kjo është një gjë që duhet të diskutohet ndërmjet qeverive. Prandaj, nuk e di përgjigjen e kësaj pyetjeje. Mendoj se për këtë do ta përcaktojë politika”, tha Foggo.

Ndërkaq, sa i përket të ardhmes së Kosovës dhe të shteteve të Ballkanit, komandanti Foggo theksoi se është një e ardhme e ndritur duke parë drejt integrimeve euro-atlantike që është paqja dhe prosperiteti dhe një treg që do të sillte të mira për këtë ekonomi dhe për një ekonomi më të mirë në rajonin e Ballkanit.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama pas takimit me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosur të Kroacisë, gjeneralit Mirko Shundov të martën, tha se synimi kryesor është që Kosova të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale, por në të njëjtën kohë të jetë pjesë e strukturave Veri-Atlantike.

“Është e rëndësishme që t’i marrim të gjitha përvojat nga shteti kroat sidomos nga ushtria kroate të cilët tani janë pjesë e NATO-s. Kjo rrugë është e padiskutueshme dhe bashkërisht me partnerët tanë do të jemi pjesë e NATO-s”, tha Rama.

Ngjashëm me Bashkimin Evropian, edhe në NATO, jo të gjitha vendet anëtare e njohin Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Andaj, krahas shtimit të kapaciteteve dhe arritjes së standardeve ushtarake të NATO-s, ky fakt i mosnjohjes së Kosovës nga disa vende anëtare, besohet se mund të jetë një nga pengesat e anëtarësimit në të ardhmen.

Por, Kroacia, është një nga vendet që e njeh Kosovën. Gjenerali Shundov tha se e mbështetë aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Bashkëpunimi jonë në mbrojtje në kuptimin e shprehjes dhe ndarjes së ushtrisë kroate ka të bëjë edhe me organizatat dhe aspiratat euroatlantike, siç është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe në iniciativat rajonale dhe përforcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Shundov.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Tranzicioni i FSK-së nga një forcë për emergjenca civile në Ushtri, ishte një proces i gjatë që u finalizua në fund të vitit 2018, pas mbështetjes që Kosovës i erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht, kjo Forcë është në fazën e transformimit në Ushtri, e cila parashihet të zgjasë nga 7–10 vjet. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.

FSK-ja, aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Me mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.

Një nga komponentet e rëndësishme të FSK-së është edhe ruajtja e shumë-etnicitetit. Vitin e fundit, kjo Forcë është ballafaquar me këtë sfidë, për shkak se Beogradi i kishte ftuar pjesëtarët serbë të FSK-së që ta braktisin atë, duke bërë me dije se Serbia nuk do të njohë as shtetin e Kosovës dhe as ushtrinë e saj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish=...

Zvicër: Janë regjistruar 108 raste të reja në 24 orët e fundit.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, sot janë raportuar 108 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG)...

Iran, rritet në mbi 12.600 numri i viktimave nga COVID-19

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.635 numri...

Japoni, 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur...

Ushtria serbe nuk i bindet Vuçiç, kundërshton urdhërin për ndalimin e protestave

Ushtria serbe ka dalë kundër urdhërit të presidentit Aleksandër Vuçiç, për ndalimin e protestave në Beograd. Mësohet se refuzimi ka ardhur nga...