Franca deklaratë për Sirinë dhe Iranin

Mos i humb

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, duke vënë në dukje se problemet në lidhje me Iranin dhe Sirinë gjatë periudhës së fundit kanë filluar të ndërthuren, paralajmëroi se në rajon ekziston rreziku i luftës.

Duke folur për radion France Inter rreth vendimit të SHBA-ve për zbatimin e sanksioneve të reja pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Le Drian tha se “’Ju nuk jeni një kompani e SHBA-ve, por veproni në Iran. Mirëpo ne, edhe pse ju nuk jeni kompani prej SHBA-ve nuk dëshirojmë që të bashkëpunoni me Iranin sepse po bëni tregti me dollar’. Kjo nuk është e pranueshme. Bashkimi Evropian (BE) duhet të ketë një qëndrim të vendosur kundër kësaj”.

Ministri francez duke u shprehur se opinioni publik botëror është dëshmitar i rritjes së tensionimit në rajon, tha se gjatë disa javëve problemet në lidhje me Iranin dhe Sirinë kanë filluar të ndërthuren dhe se në rajon ekziston rreziku nga lufta. Le Drian si shembull për këtë tha se armët e Iranit të vendosura në Siri po përdoren kundër Izraelit dhe se edhe Izraeli po iu përgjigjet.

Kryediplomati francez po ashtu pretendoi se për përfundimin e krizës në Siri, në tryezë ndodhet vetëm propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për mbledhjen e Rusisë dhe të mbështetësve të koalicioneve ndërkombëtare përreth një tryeze për gjetjen e rrugëdaljeve nga kriza dhe për krijimin e një axhende për këtë qëllim./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit